Barcelona insiston për Mullerin

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Thomas Muller. Gjiganti katalunas e ka shtuar interesimin për sulmuesin gjerman të Bayern Munichut. Sipas mediave gjermane, futbollisti ofanziv është bërë objektivi primar i klubit spanjoll për afatin kalimtar të verës. Megjithatë, duket se e ardhmja e përfaqësuesit gjerman mund të jetë e lidhur me gjigantin…

Sport

26/02/2014 14:03

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Thomas Muller. Gjiganti katalunas e ka shtuar interesimin për sulmuesin gjerman të Bayern Munichut.

Sipas mediave gjermane, futbollisti ofanziv është bërë objektivi primar i klubit spanjoll për afatin kalimtar të verës. Megjithatë, duket se e ardhmja e përfaqësuesit gjerman mund të jetë e lidhur me gjigantin bavarez.

“Zemra e tij është bardh e kuq, siç janë edhe ngjyrat e Bayern Munichut. Është truri i skuadrës dhe duam të vazhdojmë sa më gjatë me të”, ka thënë drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer për tabloidin gjerman ‘Bild’.

Muller është pjesë e rëndësishme e kampionit evropian, por edhe i përfaqësueses së Gjermanisë, në vitet e fundit. 24 vjeçari është pjesë e akademisë së Bayernit. Barcelona kishte shfaqur interesim edhe në të kaluarën për të.

Madje, Muller kishte qëndruar kohë më parë në qytetin spanjoll për një kohë të shkurtër, por ai kishte sqaruar se kishte të bentë vetëm me shopingun.