Barcelona i vendos klauzolë marramendëse 32-vjeçarit Gundogan

Ilkay Gundogan është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Barcelonës në afatin kalimtar të verës. Klubi katalunas konfirmoi lajmin me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. Reprezentuesi gjerman ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Barcelonën me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër. Pesë herë kampionët e…

Sport

26/06/2023 10:56

Ilkay Gundogan është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Barcelonës në afatin kalimtar të verës.

Klubi katalunas konfirmoi lajmin me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Reprezentuesi gjerman ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Barcelonën me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Pesë herë kampionët e Evropës kanë zbuluar edhe detaje tjera të këtij transferimi.

Klauzola e blerjes së 32-vjeçarit kushton hiç më pak se 400 milionë euro.


Ai i bashkohet Barcelonës si futbollist i ri pasi i përfundoi kontrata e tij aktuale me Manchester Cityn.

Gundogan ishte pjesë e “Qytetarëve” nga viti 2016 kur u transferua nga Borussia Dortmund për 27 milionë euro.

Para Dortmundit, Gundogan karrierë ka bërë edhe te Nurenberg./Lajmi.net/