Barcelona i thotë ‘JO’ Sanchezit

Alexis Sanchez nuk do të kthehet te Barcelona.

Sport

13/03/2019 17:51

Sezoni 2018/2019 mund të jetë i fundit për Alexis Sanchez te Manchester United.

Ylli kilian është i padëshiruar te Manchester United, dhe një largim nga ‘Old Trafford’ mund të ndodh në fund të sezonit.

Lajmet e fundit nga mediet sportive e çonin Sanchezin në ‘Camp Nou’ te Barcelona, pjesë e së cilës skuadër ka qenë edhe në të kaluarën.

Por, liderët e La Ligas kanë hedhur poshtë të gjitha mundësitë e rikthimit të 30 vjeçarit në Spanjë.

MundoDeportivo raporton se katalanët nuk janë të prirë për të nënshkruar me Sanchezin.

Sanchez në fanellën e Barcelonës ka regjistruar 88 paraqitje, duke shënuar 39 gola./Lajmi.net/