Barcelona i përgjigjet Realit, i dërgon mesazh të fuqishëm PSG-së (VIDEO)

Barcelona me një paraqitje spektakulare ka mposhtur 5:0 Celta Vigon, për t’u kthyer në krye të La Ligas.

Sport

04/03/2017 22:35

Skuadra e Luis Enrique, e udhëhequr nga Messi që ishte në ditën më të mirë, me shumë lehtësi ka kaluar pengesën e quajtur Celta Vigo, për t’i dërguar mesazh PSG-së, që në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë, do të kërkojnë të bëjnë të pamundurën për të përmbysur rezultatin.

Gjërat të lehta ndaj Celta Vigos i bëri Messi, që shënoi një gol të bukur në minutën e 24-të, për të dyfishuar epërsinë me anë të Neymar, që shënoi golin e sezonit në La Liga.

Rakitic nga pozita jashtë loje shënoi për 3:0, ndërsa Umtiti në minutën e 61-të, vulosi gjithçka, duke shënuar për 4:0.

Për të përmbyllur këtë natë “magjike” u përkujdes Lionel Messi, me një tjetër gol të bukur.

Barcelona tani me 60 pikë kryeson në La Liga, me një pikë më shumë se Reali i Madridit./Lajmi.net/


Lionel Messi Goal HD – Barcelona 5-0 Celta Vigo… by Video-Live


\\ by Gol-Live


Neymar Goal HD – Barcelona 2-0 Celta Vigo – 04… by livescoreIn


by Jek09Pre


.. by livescoreIn


gfdjgdfjkgjfdksgjkfdgjdk by footballderby

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6