Barcelona i ofron Man Cityt para plus një futbollist në shkëmbim të Torresit

Gjiganti spanjoll po synon të përforcohet në repartin e sulmit.

Sport

04/12/2021 11:00

Lëndimet e shumë futbollistëve kanë shtyerë drejtuesit e Barcelonës që të kërkojnë përforcime në repartin e sulmit, transmeton lajmi.net.

‘Blaugranët’ së fundmi kanë shprehur interesim për futbollistin e Manchester Cityt, Ferran Torres.

City po kërkon rreth 70 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet futbollistin spanjoll, në anën tjetër Barça nuk po ofron më shumë se 45 milionë euro.

Sipas gazetës ‘Marca’, drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm të ofrojnë futbollistë në marrëveshjen për Torresin.

Gjiganti spanjoll është i gatshëm të ofrojë njërin mes Ousmane Dembele, Samuel Umtiti, Philippe Coutinho dhe Clement Lenglet plus disa milionë për transferimin e Torres. /Lajmi.net/