Barcelona i ka të gjitha shpresat sonte ndaj Interit te ky lojtar

Barcelona i ka të gjitha shpresat sonte te Luis Suarez.

Sport

24/10/2018 11:32

Barcelona do të përballet me Interin në kuadër të Ligës së Kampionëve, por që do të jetë pa Leo Messin.

Argjentinasi pësoi lëndim ndaj Sevillës në fundjavën që shkoi, andaj do të mungoj në këtë përballje.

Barcelona është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve kundër skuadrave italiane (Fitore 10, Barazime 3), që nga humbja 2-1 ndaj Juventusit në prill të vitit 2003, përcjell “lajmi.net”.

Lionel Messi ka shënuar 65 gola në 65 ndeshje në Ligën e Kampionëve në Barcelonë. Në Camp Nou, Messi ka shënuar në nëntë ndeshjet startuese në fazën e grupeve, duke shënuar 17 gola.

Natyrish, mungesa e argjentinasit do të jetë evidente, ndërsa katalonasit do t’i mbajnë shpresat te Luis Suarez. /Lajmi.net/