Barcelona i futet garës me Man City për mbrojtësin e majtë

Skuadra e Barcelonës është futur në garë me skuadrën e Manchester City për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë anglez.

Sport

31/03/2019 14:30

Ben Chilëell i cili luanë me Leicester City ka pasur paraqitjet të mira dhe ka tërhequr vëmendje të madhe. Ai madje fitoi edhe thirrjen në kombëtaren e Anglisë.

Mbrojtësi i majtë është kërkuar me ngulm nga Manchester City për të zëvendësuar Benjamin Mendyn e lënduar, por tashmë në garë janë edhe Barcelona e Atletico Madrid, raporton ‘The Sun’ transmeton lajmi.net.

Leicester City thuhet se kërkojnë diku rreth 55 milionë euro për të liruar lojtarin, shumë kjo që nuk do të ishte problem për asnjërën skuadër.

Barca është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasi aktualisht vetëm Jordi Alba luan në atë pozicion. /Lajmi.net/