Barcelona humb Piquen

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique do të mungojë për katër javë pasi pësoi një lëndim në barazimin me Atletico Madridin të martën mbrëma në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Reprezentuesi spanjoll u rrëzua keq pas një dueli ajror me Diego Costan në minutën e 10-të të ballafaqimit, dhe u desh të zëvendësohej…

Sport

02/04/2014 07:49

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique do të mungojë për katër javë pasi pësoi një lëndim në barazimin me Atletico Madridin të martën mbrëma në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi spanjoll u rrëzua keq pas një dueli ajror me Diego Costan në minutën e 10-të të ballafaqimit, dhe u desh të zëvendësohej nga Marc Bartra.

Barcelona konfirmoi se Pique do të mungojë për rreth një muaj, duke e pamundësuar të luajë në duelin e kthimit kundër Atleticos, finalen e Copa del Rey me Real Madridin dhe së paku tri ndeshje të La Ligës.

“Pas vetëm 10 minutave lojë, Pique u rrëzua keq dhe u desh të zëvendësohet.

Ekipi mjekësor ka njoftuar se ai do të mungojë për katër javë”, thuhej në komunikatën e Barcelonës.

Bartra u paraqit mirë kundër Atleticos dhe do të duhet të shoqërojë Javier Mascheranon në një periudhë vendimtare të sezonit.