Barcelona humb Neymarin

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar nuk pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen vendimtare për titull të kampionit në La Ligë kundër Atletico Madridit, pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Sport

15/05/2014 10:16

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar pritet të mungojë në ndeshjen vendimtare për titull të kampionit në La Ligë kundër Atletico Madridit të shtunën, kanë njoftuar mediat spanjolle.

Paraqitja e yllit brazilian në duelin në Camp Nou është vënë në dyshim pasi ai ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi më 16 prill, në finalen e Copa del Rey kundër Real Madridit.

Por, derisa paraqitja e Neymarit është në dyshim serioz, trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka marrë lajme të mira sa i përket rikuperimit nga lëndimi të dy mbrojtësve të rëndësishëm.

Gerard Pique dhe Jordi Alba kanë stërvitur rregullisht me skuadrën në ditët e fundit dhe pritet të jenë titullar në duelin vendimtar me Atletico Madridin.

Gjiganti katalan duhet të mposht skuadrën e Diego Simeones për t’u shpallur kampion i La Ligës, kurse lideri aktual, Atletico, do të triumfojë edhe me një barazim.