Barcelona hedh poshtë mundësinë për nënshkrimin me David Alaba

Skuadra e Barcelonës ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë që ata të nënshkruajnë me yllin e Bayern Munich, David Alaba.

Sport

19/07/2019 11:59

Më herët gjatë kësaj jave është raportuar nga ‘Mundo Deportivo’ për një interesim të Barcelonës për yllin e Bayern Munich.

Alaba shihej si ideali për mbështetjen e Jordi Alba, por ‘Sport’ së fundmi raporton se Barca kanë hedhur poshtë këtë mundësi, transmeton lajmi.net.

Barca gjithsesi po kërkon një mbrojtës të majtë, por buxheti i skuadrës është ‘i gjymtuar’ pas transferimeve të fundit, dhe ai do të plagoset edhe më shumë në rast nënshkrimi me Neymar.

Junior Firpo është një nga alternativat e mbetura për krahun e majtë të mbrojtjes. /Lajmi.net/