Barcelona gjen sulmues, vjen nga rivali i La Ligës

Barcelona ka identifikuar sulmuesin e rivalit nga La Liga për transferim gjatë janarit.

Sport

24/01/2020 08:38

Drejtuesit e Barcelonës kanë identifikuar përforcimin e ri.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se klubi nga Camp Nou ka vendosur të bëjë përpjekje për transferimin e sulmuesit të Valencias, Rodrigo, përcjell lajmi.net.

28 veçari është favorit për transferim tek Barcelona si zëvendësim për Luis Suarezin i cili ka pësuar lëndim serioz dhe nuk pritet të luajë në vazhdim të këtij sezoni.

Një tjetër opsion i Barcelonës është edhe ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang mirëpo blerja e tij është më e vështirë marrë parasysh rëndësinë e tij në skuadrën londineze. /Lajmi.net/