Barcelona gjatë javës do të vijë me njoftim të rëndësishëm për Hansi Flick
Hansi Flick do të vazhdojë si trajner i Barcelonës deri në qershor të vitit 2027, me klubin që gjatë javës do të konfirmojë arritjen e marrëveshjes. Sipas Mundo Deportivo, klubi dhe trajneri ranë dakord për kushtet pas El Clasicos më 11 maj, gjatë një takimi në restorant me presidentin Joan Laporta dhe agjentin e Flick. …

Sport
Hansi Flick do të vazhdojë si trajner i Barcelonës deri në qershor të vitit 2027, me klubin që gjatë javës do të konfirmojë arritjen e marrëveshjes.
Sipas Mundo Deportivo, klubi dhe trajneri ranë dakord për kushtet pas El Clasicos më 11 maj, gjatë një takimi në restorant me presidentin Joan Laporta dhe agjentin e Flick.
Marrëveshja zgjat kontratën e tij aktuale, e cila skadonte në vitin 2026, por sukseset e mëdha bën klubin të futej në bisedime.
Thuhet se Flick refuzoi një vit shtesë opsional, duke preferuar ta mbante zgjatjen e shkurtër. Ai gjithmonë ka favorizuar kontrata më të shkurtra.
Klubi do ta konfirmojë rinovimin përmes një deklarate zyrtare. Nuk do të ketë një konferencë për shtyp, por Flick do të flasë nga mediat e klubit.