Barcelona fitoi trofeun, Reali nuk e uron (FOTO)

Barcelona e kishte uruar Real Madridin kur ata kishin fituar Ligën e Kampionëve në edicionin e shkuar. Por, Los Blancos nuk ua kthyen nderin kur katalanët triumfuan në Berlin.

Sport

09/06/2015 14:12

Real Madrid nuk e ka uruar Barcelonën për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Katalanët u treguan sportiv duke e uruar rivalin nga Santiago Bernabeu kur ata mposhtën Atletico Madridin në finalen e edicionit të kaluar në Lisbonë.

Mirëpo, stafi që menaxhon rrjetet sociale të Realit, nuk ka publikuar asnjë urim për Barcelonën, pasi Lionel Messi me shokë mposhtën Juventusin me rezultat 3:1 në finalen e madhe në Berlin të shtunën e shkuar.