Barcelona fitoi dy tituj, ky futbollist nuk festoi (FOTO)

Thomas Vermaelen ka pranuar se ka mbetur i “dëshpëruar” edhe pse Barcelona triumfoi në La Ligë dhe Copa del Rey.

Sport

26/05/2016 13:28

Thomas Vermaelen ka pranuar se ka mbetur i “dëshpëruar” që sërish nuk arriti t’i ndihmojë shumë Barcelonës në rrugëtimin drejt triumfit në La Ligë dhe Copa del Rey.

Vermaelen për shkak të lëndimeve bëri vetëm një paraqitje në sezonin debutues në “Camp Nou”, në barazimin me Deportivo La Corunan në xhiron e fundit.

Kurse, ai nuk ka luajtur nga 12 marsi i këtij viti dhe ka pranuar se mungesa e shpeshtë ia ka zbehur festën e suksesit të gjigantit katalan, përcjell “Lajmi.net”.

Në pyetjen nëse është ndjerë “pjesëmarrës” në rrugëtimin tek dy titujt, Vermaelen tha: “Pak më tepër se sezonin e kaluar. Këtë edicion kam luajtur në disa ndeshje në La Ligë dhe Copa del Rey. Por, fundi i sezonit ka qenë dëshpërues për mua”.

Reprezentuesi belg spekulohet se do të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të verës.