Barcelona fillon negociatat me trajnerin e ri (FOTO)

Barcelona ka filluar bisedimet me trajnerin e ri.

Sport

02/03/2017 13:56

Barcelona ka filluar kontaktet me trajnerin e Sevillas, Jorge Sampaoli në lidhje me angazhimin e tij për sezonin e ardhshëm.

Luis Enrique ka konfirmuar se do të largohet nga detyra pas përfundimit të këtij stinori.

Dhe, e përditshmja sportive madrilene “AS” raporton se gjiganti katalan tashmë ka filluar kontaktet e para me Sampaolin, përcjell “lajmi.net”.

Sampaoli së fundmi ka refuzuar të konfirmojë qëndrimin e tij në Sevilla për sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6