Barcelona është takuar me agjentin e Dembele për rinovimin e kontratës

Barcelona tashmë është takuar me përfaqësuesit e sulmuesit Ousmane Dembele për të diskutuar rinovimin e kontratës.

Sport

22/09/2021 11:23

Klubi katalunas është bërë i qartë se dëshiron t’ia vazhdojë kontratën sulmuesit edhe për disa vite, transmeton lajmi.net.

Mendohej që Dembele të shitet, por lëndimi i fundit që pësoi, kërkoi të operohej, andaj shitja ishte thjeshtë e pamundur.

Transferimi që kishte kushtuar mbi 100 milionë funte në vitin 2017 ka edhe një vit kontratë, andaj Barcelona nuk do rrezikojë ta humbasë falas.

Javën e kaluar, Barcelona është takuar me agjentin e Dembele që të provojnë të gjejnë marrëveshjen për rinovim.

Pritet që Dembele të pranojë zbritje page si bashkëlojtarët e tjerë, në mënyrë që t’i ndihmojë klubit në aspektin financiar.

Sipas Mundo Deportivo, takimi ka ndodhur të hënën e kaluar pas barazimit të Barcelonës me Granadan.

Bisedimet janë duke vazhduar dhe brenda një kohë të shkurtër mund të arrihet marrëveshja./Lajmi.net/