Barcelona e transferon Verrattin në vitin 2016
Barcelona është duke planifikuar transferimin e mesfushorit të PSG-s,Marco Verrattit në vitin 2016.

Sport
Barcelona si duket do të bëj një goditje shumë të madhe në vitin 2016.
Kjo pasi që goal.com raporton se Blaugranët në këtë vit do të transferojnë mesfushorin e PSG-s, Marco Verrattin.
Sipas raporteve mësojmë se Barcelona do të transferojë Verrattin në verën e vitit 2016 për një shumë prej 50 milionë euro.
Vet trajneri i Blaugranëve, Luis Enrique në këtë verë ka thënë: “Mua çdo herë më ka pëlqyer stili i lojës së Verrattit. Ai është lojtar i cili mund të përshtatet shumë mirë te Barcelona”.