Barcelona e sakatuar

Dani Alves është futbollisti më i ri që solli një lajm të keq për trajnerin Gerardo Martino. Mbrojtësi brazilian u kthye i lënduar nga detyra ndërkombëtare duke shtuar telashet për strategun argjentinas para duelit të radhës në kuadër të La Ligës kundër Granadas të shtunën. Virusi FIFA e la Barcelonën për një kohë të gjatë…

Sport

22/11/2013 12:50

Dani Alves është futbollisti më i ri që solli një lajm të keq për trajnerin Gerardo Martino.

Mbrojtësi brazilian u kthye i lënduar nga detyra ndërkombëtare duke shtuar telashet për strategun argjentinas para duelit të radhës në kuadër të La Ligës kundër Granadas të shtunën.

Virusi FIFA e la Barcelonën për një kohë të gjatë edhe pa portierin Daniel Alves kurse dëmtim – edhe pse më të lehtë – pësoi edhe mesfushori Xavi Hernandez.

Mbrojtësi Jordi Alba vazhdon të mungojë për shkak të një dëmtimi që pësoi kohë më parë kurse më herët gjatë këtij muaji, gjiganti katalan humbi edhe futbollistin kryesor, Lionel Messi, për dy muaj, pas lëndimit të tij në kofshë – hera e tretë këtë edicion – duke shtuar edhe më tepër krizën e lëndimeve te Barcelona.

Duke u bazuar në formacionin bazë të Martinos, të aktivizuar më së tepërmi deri më tani gjatë këtij sezoni, gati gjysma e tij janë aktualisht të lënduar.