Barcelona e Real Madrid në “grupin e vdekjes”

Barcelona dhe Real Madrid janë kundërshtarë në kuadër të Grupit F në Euro League në basketboll.

Sport

19/12/2015 10:07

Njësoj si në futboll, Barcelona dhe Real Madrid ndajnë rivalitet të madh edhe në basketboll.

Dhe, pikërisht dy rivalët e mëdhenj do të ballafaqohen në kuadër të Grupit F në Euro League në basketboll.

Ata janë tërhequr në një grup shumë të vështirë, përcjell “Lajmi.net”.

Së bashku me ta janë edhe Olympiacos Piraeus, CSKA Moska, Khimki Moska, Brose Baskets Bambers, Laborall dhe Zalgiris.