lajmi.net

Barcelona e re

Lionel Messi dhe shokët e tij i kanë të gatshëm pasardhësit e tyre. Me ndihmë nga akademia La Masia, Barcelona tashmë ka projektuar skuadrën e së ardhmes.

Sport

04/09/2014 12:24

Barcelona shquhet si skuadër që investon shumë në akademinë e klubit, La Masia e famshme.

Prej saj kanë dalë shumë yje të ekipit të parë si Lionel Messi, Xavi Hernandez, Andres Iniesta, Gerard Pique, Sergio Busquets e të tjerë që tani përbëjnë formacionin bazë të ekipit të udhëhequr nga Luis Enrique.

Por, si do të duket Barcelona e së ardhmes? Pikërisht duke u bazuar në prodhimtarinë e La Masias, e përditshmja sportive katalane “Sport”, ka publikuar një formacion bazë, me gjithë rezervistë, të asaj që mund të jetë Barcelona e re.

Mesi dhe shokët e tij duket se i kanë të gatshëm pasardhësit e tyre. Kush janë ata? Mund t’i shikoni një nga një në fotografinë e bashkangjitur në këtë artikull.

Barcelona e re

Barcelona pritet të ketë pamje tjetër sezonin e ardhshëm, nën drejtimin e Luis Enriques. Përmes një grafike, mund ta shihni se si pritet të duket gjiganti katalunas.

Sport

20/06/2014 12:17

Barcelona pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës. Shumë lojtarë pritet të largohen nga Camp Nou, ndërsa të tjerë kanë arritur dhe pritet të arrijnë.

Ky pritet të jetë një ekip që kërkon trofe, pas sezonit dështues nëpër të cilin kaloi gjiganti katalunas. Shpejtësi, aftësi, teknikë dhe eksperiencë, kjo do të jetë ajo që do ta karakterizojë Barcelonën e re.

Një portier i mirë, një mbrojtje stabile, mesfushë kualitative dhe sulm me tre sulmues të nivelit botëror: Njihuni me Barcelonën e sezonit të ardhshëm.

Barcelona e re

Sezoni i ri është ende në fazën fillestare por Barcelona është duke kërkuar futbollistë të rinj për edicionin e ardhshëm. Pozitat për të cilat gjiganti katalan ka më së tepërmi nevojë janë të ndryshme, por ekziston një shembull që duhet të përcillet. Një nga pikat e dobëta është porta. Victor Valdes do të largohet në…

Sport

01/11/2013 15:45

Sezoni i ri është ende në fazën fillestare por Barcelona është duke kërkuar futbollistë të rinj për edicionin e ardhshëm. Pozitat për të cilat gjiganti katalan ka më së tepërmi nevojë janë të ndryshme, por ekziston një shembull që duhet të përcillet.

Një nga pikat e dobëta është porta. Victor Valdes do të largohet në fund të këtij sezoni dhe drejtori sportiv Andoni Zubizarreta ka filluar të punojë në gjetjen e pasardhësit të tij.

Marc-Andre Ter Stegen i Borussia Monchengladbachut  konsiderohet si favorit për pasardhës të Valdesit. Kurse, portierë të tjerë si Thibaour Courtois dhe Pepe Reina janë po ashtu në konsideratë.

Një tjetër objektiv i Barcelonës ëshët sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski. Ylli polak ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin gjerman dhe së fundmi është spekuluar se do të kalojë te rivali Bayern Munich.

Por, në garë për transferimin e tij është edhe Barcelona. Gjiganti katalan kërkon edhe mbrojtës. Mats Hummels i Borussia Dortmundit është objektiv i kahmotshëm së bashku me anëtarin e Portos, Eliaquim Mangala.

LM