Barcelona e nis stërvitjen me një minutë heshtje në nderim të Kobe Bryant dhe vajzës së tij

Vdekja e Kobe Bryant ka tronditur opinionin e gjerë sportiv.

Sport

28/01/2020 13:27

Futbollistë, basketbollistë, aktorë, klube e shumë të tjerë janë solidarizuar me vdekjen e legjendës së NBA dhe vajzës së tij Gianna, 13-vjeçare.

Kësisoj, klubi i Barcelonës stërvitjen e sotme e nisi me një minutë heshtje në nderim të Bryant dhe Gianna, përcjell lajmi.net.

”Para seancës së stërvitjes së sotme, ekipi mbajti një minutë heshtje në kujtim të Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna”, thuhet në njoftimin e klubit katalanas. /Lajmi.net/