Barcelona e ndërron ligën
Në rast të pavarësimit të Katalunisë, skuadra e Barcelonës nuk do të ketë të drejtë të luajë në La Liga.

Sport
Çështja e cila po diskutohet më së shumti kohëve të fundit është se në cilën ligë do të luante Barcelona në rast të ndarjes së Katalunisë nga Spanja.
Mediet spanjolle shkruajnë se Barcelona mund të bëjë gara në ligën e Francës, në rast se nuk vazhdon të jetë më pjesë e La Ligas, transmeton Indeksonline.
Këtë fakt e mundëson edhe afërsia gjeografike të cilën e ka rajoni i Katalunisë me pjesën Jugore të Francës.