Barcelona e kufizuar në merkato – trnasferimi i Lautaro mund të dështojë

Barcelona do të jetë tejet e kufizuar në merkaton e verës.

Sport

04/06/2020 19:01

Merkatoja e verës po afron, por skuadrat evropiane nuk do të kenë mundësi të kryejnë të gjitha lëvizjet e planifikuara, si pasojë e krizës ekonomike nga Covid-19.

Por, në mesin e gjithë skuadrave evropiane, tejet e kufizuar duket se do të jetë Barcelona.

Sipas raportimeve të ‘ESPN’, Barca do të ketë mundësi të transferojë lojtarë vetëm me të ardhurat e lojtarëve që do t’i shes, transmeton lajmi.net.

Kështu, transferimi i Lautaro Martinez do të jetë një punë shumë e vështirë për skuadrën e Barcës.

Lautaro vlerësohet me 111 milionë euro. Mbetet të shihet se si do të veprojë Barca. /Lajmi.net/