Barcelona e kalon lehtësisht Ferencvarosin

Barcelona ka shënuar fitore të lehtë prej 0-3 në udhëtim te Ferencvaros, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve.

Sport

02/12/2020 22:49

Katalanët, edhe pse pa Lionel Messin, arritën të dominojnë dhe të fitojnë me rezultat të thellë të mërkurën mbrëma, shkruan lajmi.net.

Pas 28 minutash lojë, Barcelona krijoi epërsi prej tre golave.

Antoine Griezmann në minutën e 14’, shënoi për 0-1.

Në 0-2 epërsinë e çoi Martin Braithwaite, ndërsa Ousmane Dembele shënoi për 0-3.

Me këtë fitore, Barcelona numëron 15 pikë, dhe renditet në vendin e parë në grupin G./Lajmi.net/