Barcelona e Enriques barazon rekordin e Rijkaardit, afër ta thyejë të Guardiolas

Fitorja ndaj Malagas ishte ndeshja e 24 më radhë pa humbje për Barcelonën këtë sezonë, në të gjitha garat.

Sport

23/01/2016 19:11

Barcelona e Luis Enriques ka regjistruar ndeshjen e 24 rresht pa pësuar humbje në të gjitha garat, duke e barazuar rekordin e asaj të Frank Rijkaard në edicionin 2005 2006.

Barcelona e këtij sezoni është afër ta thyejë edhe rekordin e asaj të drejtuar nga Pep Guardiola në edicionin 2010-2011, që nuk kishte pësuar humbje për 28 ndeshje radhazi.

Njëherit, rekordi i arritur nga Guardiola është më i miri në histori të klubit sa u përket ndeshjeve të njëpasnjëshme pa humbje, përcjell Lajmi.net nga Mundo Deportivo.