Barcelona e do me çdo kusht, Adeyemi merr vendimin

Barcelona nuk do ta ketë lehtë të përforcojë krahët e sulmit të skuadrës.

Sport

06/12/2021 20:58

Skuadra katalane po përgatitet për një merkato aktive në janar, kur me theks të veçantë synohet intervenim në krahët e fazës ofensive.

Anash emrave si Dani Olmo e Ferran Torres, edhe gjermani Karim Adeyemi ka qenë në mesin e emrave të lakuar.

Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Adeyemi nuk do t’i bashkohet Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Lojtari ka refuzuar këtë mundësi, sipas gazetarit Max Bielefeld.

Adeyemi ka shkëlqyer me fanellën e Salzburg dhe pëlqehet shumë nga Xavi Hernandez. /Lajmi.net/