Barcelona e do Bayernin

Futbollistët e Barcelonës dëshirojnë të takohen me Bayern Munichun në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/04/2015 11:08

Bayern Munich është skuadër e fuqishme por Barcelona nuk i frikësohet.

Futbollistët e gjigantit katalan dëshirojnë të takohen me ekipin e Pep Guardiolës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ka bërë të ditur e përditshmja sportive “Sport”.

Shorti që do t’i përcaktojë çiftet e gjysmëfinales do të tërhiqet sot me fillim në ora 12:00, dhe së bashku me Barcelonën dhe Bayern Munichun në garë janë edhe Real Madrid dhe Juventus.