Barcelona e Bayern, skuadra të rrezikshme

Zyrtari i lartë i Juventusit, Pavel Nedved beson se Barcelona dhe Bayern Munich janë dy skuadrat më të rrezikshme dhe favorite në Ligën e Kampionëve.

Sport

01/04/2015 10:35

Zyrtari i lartë i Juventusit, Pavel Nedved ka vequar Barcelonën dhe Bayern Munichun si dy skuadrat më të rrezikshme në mesin e çerekfinalistëve në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët do të ndeshen me Monacon dhe Nedved gëzohet që kampioni i Italisë nuk është vënë përballë Barcelonës ose Bayern Munichut.

“Barcelona dhe Bayern. Këto janë dy skuadrat më të mira dhe favorite në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Nedved për “Mundo Deportivo”.

“Janë duke luajtur një futboll të nivelit superior dhe po arrijnë rezultate të mëdha. Real Madrid? Nuk janë njësoj si vitin e kaluar por meritojnë respekt të madh. Gjërat mund të ndryshojnë shumë brenda një muaji”, u shpreh ai.