Barcelona duhet të shesë lojtarë në qershor

Barcelona duhet të shesë lojtarë në mënyrë që të balancojë librat e financave para fundit të qershorit.

Sport

17/06/2019 12:50

Një numër i lojtarëve të ekipit të parë pritet të largohen nga klubi katalanas këtë verë, me vëmendje edhe në prurje të reja të lojtarëve.

‘Bluagranasit’ besojnë se e ardhmja e Denis Suarez është më e afërt për t’u zgjidhur, me Valencian e Marcelinos që është e interesuar të nënshkruajë me atë, transmeton lajmi.net.

Los Che do të duhet të paguajnë shumën prej rreth 20 milionë euro për të marrë mesfushorin spanjoll në ‘Mestalla’.

Valencia i ka hedhur sytë edhe kah Jasper Cillessen, i cili ka tërhequr interesimin nga klubet në Itali dhe Angli, pasi Barcelona kërkon 30 deri 35 milionë euro për shërbimet e tij.

Agjenti i Malcom do të takohet me bordin katalanas për të zgjidhur të ardhmen e brazilianit, por sulmuesi nuk duket i gatshëm të largohet nga ‘Camp Nou’ këtë verë. /Lajmi.net/