Barcelona duhet të shënojë e para

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka theksuar se skuadra e tij duhet të shënojë e para në duelin e kthimit me Atletico Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadrat janë takuar katër herë këtë sezon në tri gara të ndryshme dhe secilën herë ndeshjet kanë përfunduar në barazim. Barcelona në asnjërin duel nuk ka…

Sport

08/04/2014 19:33

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka theksuar se skuadra e tij duhet të shënojë e para në duelin e kthimit me Atletico Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat janë takuar katër herë këtë sezon në tri gara të ndryshme dhe secilën herë ndeshjet kanë përfunduar në barazim. Barcelona në asnjërin duel nuk ka qenë e para në epërsi dhe argjentinasi ka kërkuar që kjo të ndryshojë të mërkurën mbrëma në Vicente Calderon.

“Ne nuk kemi kryesuar në asnjë moment dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne duhet të shënojmë së paku një gol dhe të shohim nëse mund të krijojmë një skenar më të mirë dhe të menaxhojmë ndeshjen nga avantazhi”, deklaroi Martino në konferencë për shtyp.

“Ne duhet të hyjmë në këtë duel dhe të ruajmë intensitetin e lojës për 90 minutat e plotë. Ne e dimë se nëse krijojmë avantazh prej një goli atëherë mund të luajmë lojë krejt tjetër nga rastet paraprake”.