Barcelona do të fillojë bisedimet me Ter Stegen – synohet rinovimi

Barcelona po synon që të blindojë portierin e parë të skuadrës, Marc Andre Ter – Stegen.

Sport

09/11/2019 19:00

Barca janë gati që të nisin negociatat për një kontratë të re me Ter – Stegen, raporton ‘Mundo Deportivo’, transmeton lajmi.net.

27 vjeçari ka një kontratë të vlefshme edhe tri vite, por skuadra katalane synon që të sigurojë një marrëveshje më të gjatë për të.

Edhe pse reprezentuesi i Gjermanisë është i pajtimit të qëndrojë, konfirmimi duhet pritur deri në vitin tjetër, kur të rriten hapësirat në buxhetin e skuadrës.

Ter Stegen ka qenë në formë të jashtëzakonshme në dy sezonet e fundit, duke qenë tashmë pretendent për dorezën e artë. /Lajmi.net/