Barcelona do provojë shitjen e Griezmann nëse Messi rinovon kontratën

Barcelona ka pranuar mundësinë e shitjes së sulmuesit Antoine Griezmann nëse menaxhojnë ta bindin yllin e skuadrës, Lionel Messi për të nënshkruar kontratë të re,

Sport

06/07/2021 14:09

Klubi spanjoll duhet të shpëtojë nga borxhet me vlerë 170 milionë euro dhe të zbresin pagat për të rinovuar me Messin dhe regjistruar transferimet e reja, si Memphis Depay, Sergio Aguero, Eric Garcia dhe Emerson, transmeton lajmi.net.

Me disa largime të vogla, si Jean-Clair Todibo, Junior Firpo dhe Francisco Trincao, Barcelona duhet të bëjë shumë më shumë dhe thuhet se është gati të shesë Griezmann.

Francezi është ndër më të paguarit në skuadër dhe sipas AS, ka shumë pak shanse që të dy (Griezmann dhe Messi) të jenë në sezonin tjetër në “Camp Nou”.

Paga e Griezmann është shumë e lartë për skuadrën, sidomos që tani ndoshta edhe nuk ka vend në skuadër.

Messi, Aguero, Depay dhe Fati pritet të kenë më shumë minuta dhe nuk ka shanse që Barcelona të paguajë Griezmann për të qëndruar në stol.

Barcelona është duke u përgatitur t’i kërkojë francezit të largohet nëse Messi qëndron, por do këtë probleme të gjendet skuadra që do e blejë francezin duke marrë parasysh afatin kalimtar veror.

Manchester City shihet si skuadra favorite, por në rast që dështojnë ta transferojnë Harry Kane./Lajmi.net/