Barcelona do pranojë 1.5 milionë euro nga PSG-ja

Barcelona pritet të pranojë rreth 1.5 milionë euro nga PSG-ja falë mesfushorit Rafinha Alcantara.

Sport

05/05/2021 11:52

Mesfushori kaloi nga klubi katalunas te PSG-ja në tetorin e vitit 2020 si agjent i lirë, por në marrëveshje ishin të përfshirë bonuse prej 3 milionë euro, gjysma e të cilave paguhej nëse kampioni i Francës kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Sipas Mundo Deportivo, pagesa do bëhet sezonin tjetër me PSG-në që dje u eliminua nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.

Rafinha u largua shumë lehtë nga Barcelona, ngase klubi katalunas dëshironte t’i shpëtonte pagave të lojtarit.

28-vjeçari ka bërë 30 paraqitje për PSG-në këtë edicion, por ende nuk ka shënuar asnjë gol./Lajmi.net/