Barcelona do kërkojë nga Spanja të mos e marrin Pedrin në Lojërat Olimpike

Pedri ishte një ndër emrat befasues të Spanjës për Lojërat Olimpike "Tokio 2020".

Sport

29/06/2021 14:49

Mesfushori ishte në listë bashkë me tre lojtarë tjerë të Barcelonës, pranë Eric Garcias dhe Oscar Minguezas, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, sipas Cadena Ser, Barcelona do bisedojë me Federatën spanjolle duke kërkuar që Pedri të mos përfshihet në këtë turne, që zhvillohet në verë.

Barcelona është e shqetësuar se pas një sezoni të gjatë dhe pjesëmarrjen në “Euro 2020”, lojtari do jetë vërtet i lodhur.

Nëse Spanja arrin në finale, pasi takohen me Zvicrën të premten, ata do përfshihen në garë deri më 11 korrik, derisa Lojërat Olimpike nisin një javë më vonë.

Nëse Spanja arrin larg edhe në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Pedri do paraqitet me 7 gusht, vetëm një javë para se të nis sezoni i ri te katalunasit./Lajmi.net/