Barcelona dhe Tottenham në garë për Insignen

Dy klubet evropiane kanë shprehur interesim për sulmuesin e Napolit Lorenzo Insigne.

Sport

05/07/2021 15:31

Sipas “Corriere dello Sport”, Barcelona dhe Tottenham janë të interesuar për transferimin e Insignes gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Të dyja klubet janë në kërkim ta përforcojnë repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm, dhe e shohin Insignen si opsion të mundshëm.

Në anën tjetër presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis nuk është i intersuar ta shesë futbollistin e tij dhe do ti ofrojë rinovimin e kontratëS që i skadon më 30 qershor 2022.

30-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 48 paraqitje me fanellën e Napolit në të gjitha garat duke realizuar 19 gola dhe 11 asistime. /Lajmi.net/