Barcelona, dështon marrëveshja me Rafinhan

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha nuk ka arritur marrëveshje me klubin për vazhdimin e kontratës së tij në Camp Nou.

Sport

19/06/2015 23:48

Rafinha mund të largohet nga Barcelona.

Mesfushori nuk ka arritur marrëveshje me klubin për vazhdimin e kontratës së tij në Camp Nou.

Rafinha ka marrëveshje me gjigantin katalan deri në verën e vitit 2016.

Por, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se negociatat e deritashme nuk kanë sjellë marrëveshje.

Andaj, mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo çështje.