Barcelona dëshiron Porton ose Monacon

Barcelona preferon të takohet me Porton ose Monacon, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Sport

19/03/2015 12:26

Barcelona e mposhti Manchester Cityn me rezultat 1:0, edhe në ndeshjen e kthimit në Camp Nou, duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti katalan kishte fituar ndaj Citizens edhe në Etihad, me rezultat 2:1. Andaj, skuadra e Luis Enriques hyri në mesin e tetë më të mirave të kontinentit në pritje të shortit të së premtes që do ta përcaktojë kundërshtarin e radhës.

Por, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, ka përzgjedhur dy kundërshtarët më të dashur për Barcelonën, dhe më të lehtë njëkohësisht: Porto ose Monaco.

Por, në opsion janë edhe Bayern Munich, Juventus, Real Madrid, Paris Saint-Germain, dhe Atletico Madrid.