Barcelona cakton çmimin për shitjen e Mascheranos
Javier Mascherano është pranë marrëveshjes me Hebei China Fortune në Superligën e Kinës.
Sport
Javier Mascherano do të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të janarit.
E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se mbrojtësi argjentinas ka vendosur të gjejë një ekip të ri në fillim të vitit 2018.
Mascherano është pranë marrëveshjes me Hebei China Fortune në Superligën e Kinës, përcjell “lajmi.net”.
Kurse, nga shitja e tij Barcelona pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro. /Lajmi.net/