Barcelona ‘blindon’ Gavin edhe për katër vite, i vendos klauzolë të ‘çmendur’

Barcelona është duke punuar që t'ia rinovojë kontratën mesfushorit të talentuar, Gavi.

Sport

20/01/2022 13:57

Gavi vazhdon të jetë kyç në formacionin e Xavit, derisa falë paraqitjeve të mira ka vëmendjen e disa klubeve të mëdha, si Chelsea dhe Man City, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Gavi dëshiron të qëndrojë dhe është gati të rinovojë për katër vite me Barcelonën.

Përpos kësaj, spanjollit do t’i largohet klauzola e lirimit në vlerë 25 milionë euro, derisa do vendoset 1 miliard euro.

Në ditët e ardhshme do këtë takim ndërmjet klubit katalunas dhe lojtarit që të nënshkruhet marrëveshja./Lajmi.net/