Barcelona blen qendërmbrojtës pas pesë vjetësh

Barcelonës iu deshën të priste pesë vjet dhe pensionimin e Carles Puyol, për ta blerë një qendërmbrojtës. I fundit i kësaj pozite, i blerë nga Blaugrana ishte Dmytro Chygrynskiy, për 25 milionë euro.

Sport

23/07/2014 18:30

E mbani në mend Dmytro Chygrynskiyn? Sigurisht se po. Qendërmbrojtësi ukrainas ishte njëra prej blerjeve më të dështuara në histori të Barcelonës.

Gjiganti katalunas kishte shpenzuar 25 milionë euro për shërbimet e tij, të cilat i shkuan huq, pasi ai nuk tregoi vlera dhe u largua shpejt.

Ajo që duam të themi është se, që nga koha e blerjes së përfaqësuesit ukrainas, Barcelona nuk ka blerë më kurrë qendërmbrojtës, qe 5 vjet.

U desh të kalonte kjo periudhë dhe pensionimi i Carles Puyol, që klubi nga Camp Nou ta blejë një qendërmbrojtës.

Kjo ndodhi sot, kur katalunasit e konfirmuar blerjen e qendërmbrojtësit të Valencias, Jeremy Mathieu, i cili iu kushtoi 20 milionë euro.