Barcelona bën të ditur orën dhe vendin e prezantimit të Agueros

Sergio Aguero do të jetë lojtar i ri i Barcelonës nga sezoni 2020/2021.

Sport

31/05/2021 15:43

Sergio Aguero duket se e ka përfunduar transferimin e shumëpritur të tij në “Camp Nou”.

Argjentinasi erdhi si transferim i lirë nga Manchester City dhe ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023, transmeton lajmi.net.

Ashtu edhe siç ishte bërë e ditur, ndeshja ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve do të ishte e fundit për të në fanellën e “Citizens”.

Barcelona e ka rezervuar në uebfaqen e saj orën 18:15 për transmetim direkt sic thuhet prezantimin e Sergio Agueros.

32 vjeçari do të prezantohet në “Camp Nou”.

Aguero ka përfunduar testet mjekësore më herët gjatë ditës në Barcelonë./Lajmi.net/