Barcelona bën ofertën e fundit për De Ligt në ditën kur pritet zyrtarizimi i lojtarit tek Juventus

Në momentet kur pritet zyrtarizimi i transferimit të Matthijs de Ligt tek Juventus, skuadra e Barcelonës ka ndërhyrë me një ofertë të fundit për lojtarin.

Sport

15/07/2019 11:57

Barcelona ka bërë tentimin e fundit për nënshkrimin e De Ligt, kur lojtari pritet të zbres në Torino.

Mbrojtësi i Ajax ka arritur marrëveshje personale me ‘Biankoneri’, dhe gjithashtu skuadrat janë pajtuar për transferimin e lojtarit për 65 milionë euro plus bonuse.

Por, sipas ‘Mundo Deportivo’, presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka telefonuar De Ligt personalisht dhe i ka kërkuar të takohen, transmeton lajmi.net.

Holandezi ka kërkuar që për këtë situatë të njoftohet agjenti i tij Mino Raiola, i cili ka thënë se ky takim mund të ndodh vetëm nëse Barca barazon ofertën e Juves.

Gjithsesi, mediet italiane sot kanë raportuar se lojtari pritet të zbres në Torino për të nënshkruar marrëveshjen me Juventus. /Lajmi.net/