Barcelona befason tifozët me përforcimin e ri

Barcelona në bisedime për një përforcim nga Paris Saint-Germain.

Sport

11/07/2018 07:23

Barcelona ka identifikuar një përforcim të ri.

“Marca” shkruan se drejtuesit e klubit katalan janë nisur për në Paris për të formalizuar bisedimet për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Barcelona kërkon një përforcim të ri në mesfushë pas largimit të Andres Iniestas, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Rabiot mund të jetë një blerje më e mirë dhe më e lehtë për faktin se PSG është i detyruar të shesë për të përmirësuar bilancin financiar. /Lajmi.net/