Barcelona akuzon UEFA-në

Skuadra e Barcelonës ka thënë se dënimi i UEFA-së, për flamujt e Katalunisë të shpalosur nga tifozët, është shkelje e lirisë së fjalës.

Sport

25/10/2015 14:51

Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, ka paralajmëruar se Barcelona do ta apelojë vendimin e UEFA-së për dënimin e tyre në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, Gjykatën Supreme në Zvicër, e deri në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbourg.

“Barcelona është dënuar nga UEFA, me një sanksion që e sulmon lirinë e shprehjes”, ka thënë Bartomeu.

“Ne po dënohemi pasi po i shprehim ndjenjat legjitime të cilat nuk do të duhej të ndëshkoheshin në botën moderne dhe shoqëritë demokratike”, shtoi ai.

“Jemi krenar që po e mbrojmë lirinë e fjalës, kjo na bën neve edhe më të fortë”.