Barca – Valencia:I jashtëzakonshëm 16 vjeçari Fati, shënon dhe asiston brenda 6 minutave

Janë realizuar dy gola të shpejtë në ndeshjen Barcelona – Valencia.

Sport

14/09/2019 21:13

Pas xhirove të para mjaftë të vështira për Barcelonën, duket se skuadra e Ernesto Valverde është kthyer në formë.

Barca ka arritur të shënojë dy gola brenda gjashtë minutave lojë, falë 16 vjeçarit të jashtëzakonshëm, Ansu Fati, raporton lajmi.net.

Fati realizoi fillimisht në minutën e 3’ të takimit, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

https://twitter.com/urfavculex/status/1172950121551675392?s=20

Kurse, tre minuta më vonë, lojtari dha asistim perfekt për Frenkie de Jong, i cili dyfishoi epërsinë e katalanëve. /Lajmi.net/

https://twitter.com/LIVEGOALS8/status/1172950860567064576?s=20