​Barça skuadra e parë çerekfinaliste e Ligës së Kampionëve

Gjiganti spanjoll, Barcelona, është skuadra e parë që ka siguruar një vend në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Benfikën. Pas triumfit 1-0 një javë më parë, “katalanasit” ishin shumë më të mirë se portugezët edhe në ndeshjen kthyese të cilën e fituan me rezultat 3-1. Ndeshja në Spanjë nisi furishëm dhe…

Sport

11/03/2025 20:56

Gjiganti spanjoll, Barcelona, është skuadra e parë që ka siguruar një vend në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Benfikën.

Pas triumfit 1-0 një javë më parë, “katalanasit” ishin shumë më të mirë se portugezët edhe në ndeshjen kthyese të cilën e fituan me rezultat 3-1.

Ndeshja në Spanjë nisi furishëm dhe si rezultat vetëm pjesë e parë solli katër gola. Fillimisht Barça kaloi në epërsi në minutën e 1q’ me.golin e Raphinhas, por vetëm dy minuta më vonë mysafirët barazuan 1-1 me golin e argjentinasit Otamendi, në minutën e 11.

Pas kësaj, skuadra e trajnerit Hansi Flck mori kontrollin e lojës. Në minutën e 27′ supertalenti Lamine Yamal realizoi një eurogol për 2-1, ndërsa Raphinha shënoi golin e dytë personal në këtë ballafaqim për 3-1, rezultat ky me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë, raporton KosovaPress.

Në.pjesln e dytë vazhdoi dominimi i Barcelonës me posedimin e topit, lojë para së cilës Benfika dukej skuadër e pafuqishmë për të bërë diçka më shumë, derisa rezultati mbeti i pandryshuar.

Në çerekfinale Barcelona do të ballafaqohet me fituesin e duelit Lille-Borussia Dortmund, ndeshje e cila zhvillohet të mërkurën.

Ndërsa.pas pak, nga ora 21:00 zhvillohen tri ndeshje të tjera të kësaj faze ku ballafaqohen: Bayer Leverkusen-Bayern Mynih, Inter-Feynoord dhe Liverpool-Lille