Barca siguroi vendin e parë, shmangu katër skuadra të mëdha

Para 90 mijë tifozëve në ‘Camp Nou’, Barcelona ka mposhtur 3:1 Dortmundin, për të siguruar vendin e parë në grupin F.

Sport

28/11/2019 00:08

Me këtë fitore, skuadra e Ernesto Valverde ka shmangur përballjet me disa emra të mëdhenj të Evropës, të cilat po ashtu kanë përfunduar në vendin e parë.

Barcelona në fazën e 1/16 nuk do të takohet me skuadrat si PSG, Bayern Munich, Manchester City dhe Juventus.

Katalanët nuk kanë drejtë të takohen as me Real Madridin.

Tottenham i Jose Mourinhos, është tashmë një kundërshtar i mundshëm i Barcelonës në fazën e ardhshme./Lajmi.net/