Barca shqyrton opsionin e rinovimit me Sergi Roberto

Sergi Roberto mund të marrë edhe një kontratë të re nga Barcelona. Sergi Roberto ishte afër largimit nga Barcelona verën e kaluar, por në fund ai mori një kontratë njëvjeçare nga klubi katalan. Angazhimi i lojtarit spanjoll duket se e ka kënaqur trajnerin Xavi Hernandez dhe tani sipas raportimeve të ‘Sport’, Barca po shikon mundësinë…

Sport

11/12/2022 19:46

Sergi Roberto mund të marrë edhe një kontratë të re nga Barcelona.

Sergi Roberto ishte afër largimit nga Barcelona verën e kaluar, por në fund ai mori një kontratë njëvjeçare nga klubi katalan.

Angazhimi i lojtarit spanjoll duket se e ka kënaqur trajnerin Xavi Hernandez dhe tani sipas raportimeve të ‘Sport’, Barca po shikon mundësinë për t’i dhënë lojtarit edhe një vit kontratë, përcjell lajmi.net.

Xavi e sheh lojtarin si të rëndësishëm pasi mund të luajë si mbrojtës krahu por edhe si mesfushor.

Po ashtu, përvoja e Roberto i ndihmon skuadrës së Xavi në dhomat e zhveshjes.

Lojtari mund të kishte më shumë minuta këtë sezon, po të mos ishte për një lëndim në shpatull. /Lajmi.net/