Barca s’do t’ia vazhdojë kontratën Sergi Robertos

Sergi Roberto s’po e bind trajnerin Xavi Hernandez. Roberto ishte startues në ‘El Clasico’, por vetëm si pasojë e mungesave të shumta në mbrojtjen e Barcelonës. Lojtari spanjoll ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me skuadrën katalane, dhe kjo duket se do të jetë e fundit aty, përcjell lajmi.net. Sipas raportimeve të…

Sport

18/10/2022 10:03

Sergi Roberto s’po e bind trajnerin Xavi Hernandez.

Roberto ishte startues në ‘El Clasico’, por vetëm si pasojë e mungesave të shumta në mbrojtjen e Barcelonës.

Lojtari spanjoll ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me skuadrën katalane, dhe kjo duket se do të jetë e fundit aty, përcjell lajmi.net.

Sipas raportimeve të Javi Miguel, klubi nuk do t’ia rinovojë kontratën Sergi Robertos.

Katalanët do të shohin për opsione të reja në merkaton e verës, me synimin për të përforcuar të dy krahët e mbrojtjes.

Aventura e Roberto te Barcelona kështu po vjen drejt fundit. Lojtari ka fituar të gjithë trofetë e rëndësishëm me këtë klub, përfshirë një tripletë. /Lajmi.net/