Barca publikon listën e lojtarëve që udhëtojnë drejt Stambollit – me të gjithë forcat kundër Galatasaray

Barcelona do të synojë të marrë biletën për fazën tjetër të Europa League, në udhëtimin në Stamboll.

Sport

16/03/2022 08:46

Barca luajti baras në ‘Camp Nou’ ndaj Galatasaray dhe tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në shtëpinë e gjigantit turk, shkruan lajmi.net.

Xavi Hernandez tashmë e ka të publikuar listën e lojtarëve me të cilët udhëton drejt Stambollit për ndeshjen e kthimit.

Ansu Fati, Sergi Roberto e Samuel Umtiti janë lojtarët që mungojnë si pasojë e lëndimeve. Dani Alves nuk është i regjistruar, derisa Nico rikthehet në skuadër.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e Barcelonës për këtë ndeshje që zhvillohet të enjten. /Lajmi.net/